Craig David rikthehet fuqishëm në tregun muzikorNa kishte munguar pë një kohë të gjatë, por Craig David me zërin e tij fantastik, është gati për t’u rikthyer fuqishëm në tregun muzikor. Këngëtari ka një listë të plotë të këngëve që do të sjellë për publikun në vitin 2016 dhe ka zbuluar që tani emrat e njohur me të cilët ka bashkëpunuar.

Craig ka thënë se ka zgjedhur disa artistë shumë të talentuar për të punuar me të mbi këtë album të munguar prej disa vitesh, një ndër të cilët është edhe Diplo.

Albumi titullohet “Following My Intuition”. Mezi presim një klip nga Craig David!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here