Cozman tallet me Tunën?!Që prej momentit kur edhe përfundimisht përmbyllën kapitullin me ndarje e bashkime gati katër vjeçare, Tuna dhe Cozman nuk kanë preferuar të flisnin shumë për këtë pjesë.

Në javët e para pas ndarjes, Cozman ‘lëshonte’ disa postime në rrjete sociale me përshkrime që linin të kuptohej se shkonin përshtat me situatën në të cilën ndodhej.

Por, nëse atëbotë ai linte përshtypjen e një të dëshpëruari që ka dhënë shumë e ka marrë pak, duket se reperi është ‘trimëruar’ së fundmi kur edhe ka zgjedhur sipas gjasave të merret pak me këtë pjesë.

Cozman tallet me Tunën?!

Një foto e postuar pas mesnatës në Snapchat, duket se ka qenë me tone tallëse për Tunën. Cozy ka postuar imazhe të lojës ‘Angry Birds’ duke qeshur me të madhe me epitetin e një ‘zogu të zemëruar’. Ky postim ka ngjallur dyshime se mos i dedikohet Tunës, që pikërisht gjatë kohës kur ishte me të kishte fituar nofkën e një zogu.

‘Nëse e dini, e dini’ – ka përfunduar reperi shkrimin e tij të shoqëruar mes tjerash edhe me shumë pika. /Prive.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here