Cozman harron Tunën, zbulohet e 'dashura' e reLidhja e tij me Tunën ishte nga më të komentuarat e show bizit shqiptar, por edhe ndarja ishte pjesë e mediave pothuajse çdo ditë.

Tashmë që ai dhe Tuna kanë ndarë rrugët, po shihen në shoqëri të ndryshme me femra e meshkuj që nuk i kemi parë më herët.

Ishte Tuna ajo që dje provokoi me disa fotografi në krahët e Yll Limanit dhe Arbër Bytyqi, ndërsa sot edhe Cozman ka publikuar një fotografi me një femër.

Në fotografinë e publikuar nga vetë reperi shihet një femër në krahët e tij, ndërsa në përshkrim të fotos ai ka vënë vetëm një zemër.

Se cili është raporti mes tyre nuk dihet, vetëm shihet që vajza është më e re në moshë sesa reperi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here