Këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe reperi Cozman, kanë qenë njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.

Dyshja e njohur ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Cozman e Tuna përveç lidhjes së tyre, ata edhe publikuan këngë bashkë e performuan në shumë mbrëmje muzikore.

Por, dashuria mes tyre përfundoi para më shumë se një vit.

Tashmë të dy kanë bërë jetën e re. Tuna kohë më parë është martuar me Patris Berishën dhe kanë një djalë pesëmuajsh, Tianin. Ndërkohë që, Cozman kohëve të fundit është përfolur për jetën e tij private, ku në pushime është parë me një vajzë bionde.

E së fundmi ai në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet në mesin e tri vajzave.

Kjo fotografi është realizuar gjatë videoklipit të tij më të ri “NiNat”./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here