Cozman dënohet me 5 vite burg nga GjykataReperi Cozman është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për posedim të lëndëve narkotike, pasi u kap me 18 gram kanabis sativa me vete më korrik 2015 në Tiranë.

Ylber Abdullahu përfitoi uljen e 1/3 së dënimit, duke iu ulur dënimi në 3.4 vite burg, por Cozman nuk do të qëndrojë për asnjë ditë në burg, shkruan sot gazeta ‘Panorama’.

Gjykata vendosi ta lëjë në liri me kusht për një periudhë 3-vjeçare.

Vendimi për reperin kosovar Cozman u dha ditën e mërkurë.

Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh.

Gjatë gjykimit, Cozman shfaqi pendesë për veprën penale të kryer dhe premtoi para trupit gjykues që nuk do ta përsëriste më.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here