Simon Cowell dëshiron versionin e vet të makinës Kadillak të presidentit të SHBA-së Barack Obama. Makina, e cila njihet me emrin “The Beast” (Bisha), është përdorur nga presidenti gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, duke nxitur gjyqtarin e X Factor për të kërkuar një nga makinat 8 tonëshe për veten e tij.

Simon Cowell më telefonoi këtë mëngjes dhe tha se ai dëshiron të njëjtën makinë si Obama” tha zëdhënësi i Simon Cowell. Me vlerë prej të paktën 2 milionë dollarësh, Kadillaku ofron siguri maksimale dhe shkon nga 0-60mph (milje për orë) në 15 sekonda.

Motori saj 6.5 litërsh është i koracuar dhe ajo gjithashtu ka xham antiplumb dhe gomat rezistente nga shpimet.

Kjo makinë do të ishte perfekte për Simon i cili para 3 viteve zbuloi një përgjues në makinën e tij Rolls Royce.

Një mik i Cowell gjithashtu zbuloi se ai – pasuria e të cilit vlerësohet 400 milionë dollarë – është i obsesionuar me makinat dhe e dinte se Cowell do të fiksohej pas “Bishës” sapo ta shihte

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here