Aktorja e famshme Courtney Cox i ka thënë mediave amerikane se marrëdhënia e saj me ish-burrin, aktorin David Arquette, nuk ka qenë kurrë më mirë se tani. Çifti i shkurorëzuar vitin e kaluar, pas 11 vjet martese, kanë një vajzë shtatë vjeçare Coco.

Courtney aktualisht luan në seri filmin “Cougar Town” dhe shpesh komunikon me ish-burrin e saj “Është gjë e mirë që Davidi dhe unë jemi shumë të afërt, pa marrë parasysh se ne jemi shkurorëzua.

Ne mund të flasim për çdo gjë që ndodh, kurrë më parë nuk jam ndier kështu. Në lidhje me disa gjëra jam e mangët dhe kjo më bën të ndjehem shumë e vogël. Në një farë mënyre, ne jemi më afër se kurrë më parë, për shkak s komunikojnë më mirë” tha aktorja.

Ajo pranon se divorci i saj ishte i vështirë dhe më tej shton “Kur ju shkurorëzoheni, ndodhin shumë eksperienca intensive të tilla si Dita e Shën Valentinit apo përvjetori i martesës. Ky ishte një vit i vështirë, por mendoj se ne të dyve na është dhënë edhe një mundësi tjetër për t’u rritur”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here