Mund të jetë 46 vjeç, por mosha duket se nuk është një pengesë për protagonisten e serialit “Friends”, Courteney Cox.

Ndërsa është duke kaluar një javë pushimesh në Hauai me të dashurin, vajzën dhe disa miq, aktorja u duk në formë të shkëlqyer fizike, e fotografuar nga revistat rozë.

Ndërkohë, partneri i ri i Cox, Brian Van Holt, u duk shumë i përkushtuar pas 46-vjeçares, ndërsa të dy u fotografuan në disa momente intime, larg njerëzve të tyre të afërt.

Cox u divorcua gjatë vitit të shkuar nga David Arquette, i cili javën e shkuar e akuzoi për tradhëti bashkëshortore, në një program televiziv amerikan./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here