Courteney Cox: I duan vetëm meshkujt më të rinjDhe përderisa disa damave të famshme nuk u pëlqen termi “Cougar”, term ky që përdoret për femrat në moshë që i pëlqejnë meshkujt e rinj, janë më të rralla rastet kur femrat më në moshë pranë vetes kanë meshkuj të rinj, siç është shprehi tek meshkujt më të moshuar. Por këto personalitete që i prezantojmë, vërtet i adhurojnë meshkujt më të rinj.

Aktorja, Courteney Cox, ka bërë famë me rolin në serinë “Friends”, ku edhe në këtë seri ajo argëtohej me meshkuj më të rinj në moshë se ajo.

Mirëpo, ajo nuk është më ndryshe as në jetën reale, pasi një herë ka qenë e martuar me David Arquette, i cili ishte gati 10 vjet më i ri se ajo, ndërsa tani është në romancë me këngëtarin Jonny McDide, i cili ka 12 vjet më pak se ajo.

Sharon Stone kishte prekur majën e suksesit me rolin në filmin “Basic Instict”. Dhe pikërisht kur e ka luajtur këtë rol tepër të nxehtë, partneri i saj i mëvonshëm Michael Mike, kishte aq vite sa ende lozte me rërë në plazh. Në të vërtetë, ai është 30 vjet më i ri se aktorja. Shumë pak është ditur se Sandra Bullock preferon meshkujt më të rinj. Ajo ishte në martesë me Jessie James, por i cili ishte me moshë të njëjtë me të.

Por pas ndarjes nga ai Sandra ka filluar të argëtohet me meshkujt të rinj. Fillimisht ishte lidhja me Ryan Gosling, i cili ishte 15 vjet më i ri se ajo dhe më pas me Ryan Reynolds, i cili është për 10 vjet më i ri. Demi Moore nuk e ka futur termin “Cougar” në qarkullim, por gjithsesi se i ka dhënë kuptim të ri. Demi për tetë vjet ishte e martuar me Ashton Kutcher, edhe pse mes tyre kishte 16 vjet dallim në moshë. Edhe pas tij, ajo lidhet me meshkuj shumë më të ri në moshë se ajo. Jennifer Lopez-in shpesh e krahasojnë me legjendaren Elizabeth Taylor, por jo për shkak të talentit dhe bukurisë, por për shkak të martesave të dështuara. Tri herë ishte e martuar, disa herë ishte e fejuar, ndërsa së fundmi ka qenë në romancë me Casper Smart, i cili ishte 18 vjet më i ri se ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here