Ylli televiziv i shndërruar në dizajnere, Lauren Conrad, është zhveshur për të pozuar për ballinën e një reviste amerikane.

E njohur për pjesëmarrjen në shoun televiziv “The Hills”, Lauren ka pozuar për numrin e majit të revistës Glamour, ndërsa në trupin e saj mban vetëm pjesën e poshtme të bikinive.

Gjatë intervistës për këtë revistë, ajo ka thënë se zakonisht është e rezervuar sa i përket shfaqjes se trupit të saj.

Lauren ka theksuar se në të kaluarën kishte pasur probleme me celulitin dhe se ishte ndier keq kur e kishin kapur kamerat me bikini, prandaj për një kohë të gjatë madje nuk ishte zhveshur as në plazh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here