Juria gjyqësore në procesin e gjykimit të mjekut Conrad Murray, të akuzuar për vdekjen e Mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, e ka shpallur atë fajtor për vrasje të paqëllimtë dhe të paparamenduar.

Doktor Murray mohon akuzën dhe përballet me katër vjet burg dhe humbje të licencës për të punuar në mjekësi.

Gjatë procesit gjyqësor, i cili ka zgjatur gjashtë javë, kanë dëshmuar 49 dëshmitarë dhe janë paraqitur 300 dëshmi.

Pala e akuzës në fjalën e fundit ka thënë se kujdesi i Murrayt për gjendjen shëndetësore të këngëtarit ka qenë bizar dhe se ai është fajtor që fëmijët e ikonës së muzikës kanë mbetur pa baba.

Ndërkohë, pala mbrojtëse kishte pohuar se vet Jackson ishte fajtor për vdekjen e tij në qershor të vitit 2009, për shkak të marrjes së dozave të mëdha të qetësuesve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here