Joan CollinsAktorja Joan Collins, e cila me stilin e saj të veçantë dhe përkujdesen ndaj vetes e kishte fituar titullin e ikonës së modës, mendon që shumica e yjeve të reja nuk brengosen sa duhet për pamjen e tyre.

Aktoret e reja, yjet nuk përkujdesen sa duhet për pamjen e tyre kur janë në pyetje rastet formale. ‘Natyrisht, stili ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Askush nuk dëshiron të duket sikur divat siç kanë qenë Pol Negri dhe Gloria Swanson.

Grimi i veçantë, frizura dhe rrobat kanë qenë gjërat me të cilat magjepseshin dhe krenoheshin nënat dhe gjyshet tona, por ato të tilla do të dukeshin qesharake sot.
Në të vërtetë, ato do të ishin një ‘ndryshim’ i mirëseardhur, për pamjen e parregulluar dhe të papërkujdesur të yjeve të sotme që i shohim nëpër magazina të ndryshme’, tha 76-vjeçarja, Joan Collins, e cila gjithmonë ka qenë në zë për shkak të kuptimit të veçantë për bukurinë dhe për stilin e patejkalueshëm.

Me gjithë këtë, në vazhdën e yjeve ‘të çrregullta’ të tanishme, Joan Collins i ka veçuar disa që nuk hyjnë në këtë grup. Dita Von Teese-n e ka veçuar për shkak të flokëve të saj të zeza, figurës femërore dhe buzëve të kuqe, ndërsa me stilin e tyre e kanë ‘lënë pa fjalë’ edhe Beyonce Knowles, Nicole Kidman dhe Angelina Jolie. ‘Ndoshta divat e vërteta janë gjithnjë e më të rralla, pasi që ato vazhdimisht ndjeken nga paparacët, të cilët i zbulojnë ato nëpër aeroporte pas ditës së mëparshme të kaluar duke defiluar në tepihun e kuq.

Bukuroshet e kohës së artë të Hollywood-it, për dallim nga këto, kanë qenë plotësisht të mbrojtura dhe se asnjëherë nuk kanë pasur nevojë që të ballafaqohen me paparacët dhe me sulmin e vazhdueshëm në privatësinë e tyre’, përfundoi Joan Collins.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here