Phil Collins mbyll karrierën e tij muzikore duke kërkuar falje për suksesin e jashtëzakonshëm që ka pasur.

Muzikanti legjendar, pas 40 vitesh suksesi, mendon se mungesa e tij nuk do të ndihet.

Ish-bateristi i grupit Genesis, i cili ka shitur më shumë se 150 milionë albume, ka kërkuar falje për suksesin e madh që ka pasur: “Më vjen keq që karriera ishte kaq e suksesshme. Sinqerisht që nuk mendoja se do të shkonte kështu.”

60-vjeçari, i cili jeton në Zvicër, ka vuajtur një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit.

Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live, ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore dhe me duart duke e bërë të pamundur uljen e tij sërish në bateri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here