Ka pasur spekulime, kështu që tani vjen edhe njoftimi zyrtar. Wayne, Kai dhe unë jemi të kënaqur që në maj të vitit të ardhshëm do të na zgjerohet familja, shkroi Coleen në profilin e saj të Twitter.

Futbollisti Wayne Rooney dhe bashkëshortja e tij, Coleen, janë të kënaqur, sepse familja e tyre do të zgjerohet së shpejti edhe për një anëtar. Coleen lajmin e kumtoi në Twitter për 840 mijë përcjellësit e tyre besnikë.

“Disa kanë spekuluar, kështu që ja edhe njoftimi zyrtar. Wayne, Kai dhe unë jemi të kënaqur që në maj të vitit të ardhshëm do të na rritet familja”, thotë Coleen, duke shtuar se ajo është duke ‘shpërthyer’ nga gëzimi dhe se donte që lajmin e parë ta dëgjonin nga ajo dhe jo nga dikush tjetër. Menjëherë, për këtë lajm të bukur u përgëzuan nga shumë miq të tyre. Në intervistën e fundit, Coleen tha se ajo do të donte që të ketë tre ose katër fëmijë.

Futbollisti anglez dhe bashkëshortja e tij tashmë kanë djalin trevjeçar, Kai. Kur Kai lindi, Wayne kishte deklaruar atëherë se ishte më krenari në jetë. Çifti u martua në Itali gjatë vitit 2008, pas pesë vitesh së bashku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here