Në fakt, modelja e veshjeve të brendshme, amerikania Jessyca Rayanne e zbuloi se në mes të qershorit ka pasur marrëdhënie seksuale me Ashley-n, i cili më vonë e kishte lutur t’ia dërgojë fotografinë në të cilën është plotësisht e zhveshur.

 

Dëshpërimet dhe vuajtjet për këngëtaren e njohur britanike dhe anëtaren e jurisë së talent show-t “X Factor”, Cheryl Tweedy-n, nuk kanë të sosur. Pasi që u zbulua se ish-bashkëshorti i saj Ashley Cole ka fjetur me stjuardesën Kerry Meades-in disa ditë para se të vendoste të pajtohej me Cheryl-in, edhe një e dashur e tij doli në publik me tregimin i cili konfirmon se futbollisti i “Chelsea-t” përgjithmonë do të mbetet “një i dhënë pas femrave, e kurrë një besnik”.

I tha atë që dëshironte të dëgjonte
Në fakt, modelja e veshjeve të brendshme, amerikania Jessyca Rayanne e zbuloi se në mes të qershorit ka pasur marrëdhënie seksuale me Ashley-n, i cili më vonë e kishte lutur t’ia dërgojë fotografinë në të cilën është plotësisht e zhveshur. “E kam pyetur për bashkëshorten e tij, ndërsa ai më tha se nuk dëshiron të pajtohet me të. Më ka thënë atë që dëshiroja të dëgjoja”, i tha Jessyca Rayanne mikes së saj e cila këtë ia zbuloi “The Sun-it”.

Me muaj në kontakt

Futbollisti dhe kjo modele sipas burimeve të shumta me muaj kanë qenë në kontakt para se të njiheshin “live” muajin e kaluar, kur Ashley e thirri Jessyca-n në banesën e marrë me qira në Los Angeles. “Jessyca dhe Ashley ka flirtuar gjatë tërë kohës. Disa orë i kanë kaluar në xhakuzi dhe duke u puthur. Pas kësaj ajo shkoi në dhomën e tij dhe më nuk i kemi parë.

Kur e luti që t’ia dërgonte fotografinë në të cilën është lakuriqe, ajo e kuptoi se ai nuk është edhe aq ‘djalë i mirë’ siç ishte prezantuar”, tha mikja më e mirë e Jessyca-s, Destiny Monique. Modelja e njohur pas kësaj vendosi t’i shkëpusë të gjitha kontaktet me futbollistin e papërmirësueshëm britanik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here