Cheryl Cole u ka dhënë fund spekulimeve se do t’i rikthehet “X Factorit” pas largimit të saj kontrovers, duke insistuar që spektakli është “pjesë e së kaluarës”.

Bukuroshja e bendit “Girls Aloud” ka punuar në spektaklin për tre vjet para se të vendoste për të qëndruar si pjesë e jurisë në versionin amerikan.

Ajo është zëvendësuar nga Nicole Scherzinger, pasi që ka dështuar të ketë ndikim në audiencën dhe drejtuesit ekzekutivë të TV-së dhe është përcaktuar kundër kthimit të saj në versionin britanik.

Sidoqoftë pjesëtari i jurisë, Louis Walsh, duke u shprehur për gazetën “Daily Mirror” ka aluduar që Cole është përcaktuar të bëjë një rikthim në vitin 2012, “unë do t‘ju tregoj se kush do të jetë në panel. Do të jenë Gary Barlow, Louis Walsh, Tulisa dhe ndoshta Cheryl Cole. Ajo mund të kthehet. Nuk jam duke e thënë këtë definitivisht, por unë do të dëshiroja ta shihja aty.”

Por, Cole ka hedhur poshtë thashethemet me një postim në Twitter: “’X factor’ ishte një përvojë dhe kohë e bukur në jetën dhe karrierën time, por tani është pjesë e së kaluarës… Ju lutem le të vazhdojmë përpara… lajme të reja, ju lutem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here