Cheryl Cole ka zbuluar se ajo injoron kritikët të cilët duan t’i hedhin poshtë zgjedhjet që ajo i bën në karrierën e saj.

Krijuesja e hitit “Parachute” nuk brengoset më se çfarë thonë të tjerët për të, sidomos kur bëhet fjalë për modë.

“Unë nuk jam qesharake, por të gjithë tani pëlqejnë ngjyrën portokalli dhe vjollcë. Është fakt. Më pëlqejnë këto pantollona. Nuk më intereson nëse dikujt nuk i pëlqen. Nëse dikush mendon se për këtë arsye më shkarkuan nga X Factor, atëherë ata janë të çmendur”, theksoi Cheryl.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here