Cheryl Cole (28) konfirmoi se Lana del Rey (25) do të jetë mysafire në albumin e saj të ri “A Million Ligh ts” që do të dalë në shitje më 18 qershor.

Ajo në një intervistë për “Radio Capital FM” ka shpjeguar se si ka ardhur puna deri te ky bashkëpunim. “Lanan e kam vënë re rreth një vit më parë.

Kam dëgjuar një këngë e cila ishte mrekullisht freskuese për veshët e mi dhe e kam pyetur një djalë se kush është ajo.

Ai më tha: ‘Lana del Rey. Mbaje mend’. Pastaj doli single “Video Games” dhe unë rashë në dashuri me të, si artiste, sepse mendoj se është super talente”.

Sipas shkrimeve të mëparshme të medieve, këngën që Lana do ta regjistrojë me Cheryl është “baladë urbane e tempit të mesëm”, të cilën Cheryl, nuk e ka përfshirë në albumin e saj “Born To Die.” “A Million Lights” është albumi i tretë solo i ish-anëtares së bendit “Girls Aloud” dhe i pari i cili është edituar nën emrin e Cherylit. Ajo vendosi të heqë mbiemrin e saj pas shkurorëzimit nga bashkëshortit Ashley Cole (futbollist i Chelsea) në vitin 2010 dhe për t’u distancuar nga imazhi i “gruas së futbollistit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here