Rokerët e “Coldplay” nuk kanë pritur ndonjë triumf në Grammy, pasi e kanë ditur se çmimin për albumin më të mirë do ta fitojë Adele, pas suksesit të albumit “21”.

Krijuesit e hitit “Paradise” të cilët performuan në ceremoninë madhështore, kanë pranuar se nuk kanë pritur ndonjë fitore sensacionale në Grammy.

“Derisa Adele të mos i fshijë albumet e saj, atëherë vështirë se mund të fitojmë diçka. Unë jam i sigurt për këtë”, theksoi frontmeni i “Coldplay”, Chris Martin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here