I bukur, i ri, i shthurur. Ky është princi i “vogël” i Anglisë, i cili ka gjithcka që një femër dëshiron.

Dhe sigurisht që edhe ai nuk rri mbrapa me femrat dhe dihet “pasioni” i tij i dobët për vajzat e bukura. Bëma e tij e fundit vjen nga Brazili ku ai ishte i ftuar në një ndeshje poloje bamirësie. Një ngjarje kjo, e promovuar nga qeveria britanike për hapjen e Olimpiadës së Londrës.

Në fund të ndeshjes, e cila fitohet nga skuadra e tij, princi nuk e ka shumë mendjen tek cmimi i artë, por i kushton më shumë vëmendje modeles bukuroshe, me të cilën ka shkëmbyer disa puthje dhe përshpërima në vesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here