Aktori Joaquin Phoenix nuk shqetësohet nëse do ta fitojë çmimin Oskar për paraqitjen e tij në filmin “The Master”.

Në një intervistë për Interview Magazine, aktori i njohur për rolin e Commodus në filmin “Gladiator”, ka thënë se ceremonia e Academy Awards është një budallallëk.

“Mendoj se është një budallallëk total dhe nuk dua të jem pjesë e saj. Nuk besoj në Oskar… Janë shumë subjektivë dhe kjo ceremoni është gjëja më e marrë në botë”, ka deklaruar aktori.

Deri më tani, Phoenix ka qenë dy herë i nominuar për Oskar – për rolin dytësor në filmin “Gladiator” dhe rolin kryesor në filmin “Walk the Line” (2006).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here