“The Hurt Locker” ka mposhtuar “Avatar” ne mbremjen e ndarjes se cmimeve Oscar pasi ka fituar statujen ne kategorine e filmit me te mire.

Bashke me kete statuje, “The Hurt Locker” fitoi edhe 4 Oscar-e te tjere; montazhi me i mire, tingulli me i mire, skenografia me e mire origjinale dhe montazhi me i mire zanor.

Kjo ishte nje sfide ne distance mes James Cameron dhe ish bashkeshortes se tij Kathryn Bigelow, ku kjo e fundit doli fitimtare.

Kolosi “Avatar” qe erdhi ne kete mbremje si favorit, u vleresua nje film jashte standarteve hollivudiane. “The hurt locker” rrefen historine e nje grupi specialistesh per caktivizimin e minave ne Irak. Ne sekuencat e filmit rrefehen me detaje momentet e adrenalines gjate cmontimit te bombave.

Ne luften mes aktoreve, gjithcka shkoi sipas parashikimeve pasi protagonisti me i mire mashkull u shpall Jeff Bridges ne filmin “Crazy Heart”, ndersa Sandra Bullock me “The Blind Side” fitoi trofeun e aktores me te mire. “Bastarde pa lavdi” i dha cmimin e aktorit me te mire jo protagonist Cristoph Waltz, ndersa Mo’Nique me “Precious” u nderua ne kategorine e femrave.

Filmi me i mire; The Hurt Locker

Regjia me e mire; Kathryn Bigelow (The Hurt Locker)

Aktori me i mire; Jeff Bridges (Crazy Heart)

Aktorja me e mire; Sandra Bullock (The Blind Side)

Aktori me i mire jo protagonist; Christoph Waltz (Inglorious Basterds)

Aktorja me i mire jo protagoniste; Mo’nique (Precious)

Skenografia me e mire origjinale; Mark Boal (The Hurt Locker)

Skenografia me e mire jo origjinale; Geoffrey Fletcher (Precious)

Filmi me i mire i animuar; Up

Filmi me i mire i huaj; El Secreto de Sus Ojos (Argjentina)

Skenografia me e mire; Rick Carter, Robert Stromberg dhe Kim Sinclair (Avatar)

Monografia me e mire; Mauro Fiore (Avatar)

Veshjet me te mira; Sandy Powell (The young Victoria)

Montazhi me i mire; Bob Murawski e Chris Innis (The Hurt Locker)

Truku me i mire; Barney Burman, Mindy Hall e Joel Harlo (Star Trek)

Kolona zanore me e mire; Michael Giacchino (Up)

Kenga me e mire origjinale; The Weary Kind, nga Ryan Bingham e T.Bone Burnett (Crazy Heart)

Montazhi me i mire zanor; Paul N.J. Ottosson (The Hurt Locker)

Tingulli me i mire; Paul N.J. Ottosson e Ray Beckett (The Hurt Locker)

Efektet me te mira speciale; Joe Letteri, Stephen Rosenbaum, Richard Baneham e Andrew R. Jones (Avatar)

Dokumentari me i mire; The Cove

Dokumentari me i mire i skurter; Music by Prudence

Filmi i animuar i shkurter me i mire; Logorama

Aksioni me i mire i shkurter; The New Tenants./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here