Lady Gaga ka fituar për herë të dytë radhazi çmimin e artistes më të mirë të vitit në European Music Awards që u zhvillua në Belfast.

Këngëtarja ka mundur Adele, Jennifer Lopez, Beyonce dhe Katy Perry. Lady Gaga ka fituar gjithashtu edhe çmimin për këngën më të mirë me ‘Born This Way’.

“Jam shumë e lumtur për këtë çmim. Në këtë moment jam duke qeshur, por nuk mund të më shihni dot sepse kam shumë botoks”, tha Gaga në momentin kur çmimi iu dorëzua nga aktori David Hasselhoff.

Cmimin e artistit më të mirë mashkull e mori Justin Bieber, duke mundur konkurrencën e Eminem, David Guetta, Bruno Mars dhe Kanye West./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here