Violante Placido, ka thurur elozhe për George Clooney, aktorin e famshëm me të cilin ka ndarë protagonizmin në filmin The American, të xhiruar në Itali.

Placido interpreton rolin e një prostitute në filmin që përqendrohet tek një vrasës me pagesë që fshihet në një fshat të vogël italian.

Aktorja theksoi se skenat nudo nuk ishin një problem për të sepse Clooney u tregua një xhentëllmen i vërtetë: “Folëm për skenat para se të xhironim dhe ai më qetësoi shumë. Më tha që dhe vetë ai nuk kishte xhiruar shumë skena seksi më parë. Në momentin që nisën xhirimet ndjeja që kishim një besim të madh tek njëri-tjetri.”

Aktorja zbuloi gjithashtu se ylli i Hollywood-it ka ndihmuar shumë pas tërmetit që goditi L’Aquila (Abruzzo), në vitin 2009.

“George Clooney vizitoi vetë zonën e dëmtuar dhe investoi para për rindërtimin e jetës së njerëzve”, theksoi aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here