E dashura e beqarit më të famshëm të Holivudit në pazar nuk shkon pa George Clooneyn. Ai asaj ia përzgjedh rrobat që do t’i blejë dhe i tregon se në çfarë duket joshëse dhe seksi.

Stacy Keibler i pëlqejnë meshkujt me ndjenjë të mirë të humorit, dhe më e rëndësishmja është se dëshiron të argëtohet.

Meshkujt shpesh e rrethojnë në klube, sepse në këtë mënyrë mund ta shfrytëzojnë tollovinë që ta prekin.

Të gjithë duam që të qëndrojnë me të, sepse ajo është e bukur dhe e mrekullueshme, tha ish- i dashuri i saj. Ish-mundësja 31-vjeçare amerikane dhe e dashura e George Clooneyt “bie” në meshkujt e sjellshëm, çfarë është edhe i dashuri i saj aktual.

“Nuk më pëlqejnë ’ngjitësit’, të cilët duan të fërkohen pas meje në një klub të mbushur me njerëz. Ata mendojnë se do të më përshtaten mua, nëse më pickojnë prapanicën. E pra, në këtë çmendem tërësisht dhe disave nga ata u kam dhënë nga një shpullë, pas veprimeve të tyre”, tha Stacy, në një intervistë për botimin australian të revistës “Maxim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here