Sipas revistës “Now”, George Clooney mund të interpretojë rolin e vizionarit Steve Jobs, në filmin biografik që pritet të xhirohet vitin e ardhshëm.

Revista “Now” shkruan se ndër kandidaturat kryesore për të luajtur rolin e themeluesit të kompanisë “Apple” është edhe aktori Noah Wyle, por George Clooney duket më i favorizuar.

Steve Jobs ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në tetor të këtij viti, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here