Aktori George Clooney dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo mund të dëshmojnë në procesin gjyqësor ndaj kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Të dy këta personazhe janë në listën e 78 dëshmitarëve të mundshëm në çështjen “Ruby”.

Ruby, emri i vërtetë i së cilës është Karima el Mahroug, e cila mendohet të ketë shkuar në shtrat me kryeministrin italian kur ishte ende e mitur, është shprehur se edhe Cristiano Ronaldo ka qenë një klient i saj. Futbollisti i Real Madrid e ka përgënjështruar kategorikisht këtë gjë.

Gjithashtu, Ruby ka treguar se ka parë George Clooney (49 vjeç) dhe të fejuarën e tij Elisabetta Canalis (31 vjeç) në një nga festat e Berlusconit, të quajtura ndryshe “Bunga-Bunga”.

Në një deklaratë në mbrëmjen e djeshme, Clooney tha: “Jam i befasuar sepse kryeministrin italian e kam takuar vetëm një herë dhe ka qenë për të kërkuar ndihma për Darfurin.”

Në ditët e ardhshme do të mësohet nëse Clooney dhe Ronaldo do të dëshmojnë apo jo për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here