Claydee Lupa, është bërë i njohur në gjithë botën me kompozimet e tij dhe kryesisht me këngën “Μamacita buena”.
Producenti i cili tani jeton në Spanjë, ka pohuar pa asnjë drojë përpara kamerave origjinën e tij shqiptare.

Në emisionin “Movies & Stars”, në një nga televizionet greke, Claydee ka rrëfyer jetën e tij, duke thënë:
“Prindërit e mi erdhën nga Shqipëria në Greqi, me ëndrrën për një jetë më të mirë. Unë jetova në këtë vend që 4 vjeç, shkova në shkollë dhe familja ime u kujdes, që mua të mos më mungojë asgjë”.

“Nuk u ndjeva kurrë i huaj dhe nuk ndjeva racizëm. Shumë njerëz më kanë ndihmuar dhe më kanë pritur mirë. Sa për ata që kanë turp të pranojnë prejardhjen, e di se kompanitë e mëdha zakonisht nuk i lejojnë artistët të flasin për veten e tyre për të thënë çdo gjë që duan”, transmetojne mediat shqiptare te jete shprehur artisti duke shtuar se “të gjithë duhet të zbulojmë origjinën tonë”.

Claydee Lupa (Klajdi Lupa), është nominuar në kategorinë Best Greek Act, në MTV European Music Awards 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here