Ish-supermodelja gjermane, Claudia Schiffer, në muajin gusht ka mbushur 50 vjet.

Përkundër moshës së saj, ajo ka një ten shkëlqyes dhe fytyrë të re, ndërsa për këtë e falënderon rutinën, e cila bazohet në lëvizjet masazhuese, dushin e mëngjesit dhe serumet që i përdor shpesh.

E bukura Claudia e nis ditën me një dush, ndërsa pastaj vë një krem hidratues. Këtë e bën domosdoshmërish me lëvizje masazhuese, në mënyrë që të nxisë qarkullimin e gjakut.

“Konsideroj se masazhi i fytyrës është sekreti i lëkurës së bukur, një ritual i nevojshëm kundër plakjes”, ka shpjeguar Schiffer.

Më pas, vë serum dhe vaj, për të cilët besohet se ndërpresin proceset inflamatore në lëkurë.

Ajo ka treguar se nganjëherë vë maskë për detoksikim. Për larje shfrytëzon kripëra për detoksikim, ndërsa me vete gjithmonë mban një balsam për buzë, sepse i thahen shpejt.

Veç kësaj, pi shumë ujë dhe çaje bimore. Për më shumë, Claudia këshillon se për fytyrë të bukur nevojitet edhe shumë gjumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here