Thuhet se ato të dyja bëjnë ligjin në televizionet ku punojnë, madje duke qenë me vite në mediat ku kanë ngulur rrënjë, vështirë që ti largojë dikush.

Njëra është gruaja e cila quhet zonja e kanalit 5 në Mediaset, Maria De Filipi, ajo që njihet shumë edhe te shqiptarët, për ndihmën që i ka dhënë disa talentëve nga Shqipëria në Itali.

E tjetra është Arbana Osmani nga Top Media, e cila vështirë se mund t’ia zërë dikush vendin në programet më të mëdha në Top Channel. Por pyetja është ky është e përbashkëta e tyre?

Dallimi është vetëm nga mosha, ndërsa e përbashkëta është se i kanë futur rrënjët shumë thellë në këto media, që pavarësisht se mund të jetë dikush më e mirë se ato, nuk mundet të zërë vendin e tyre, pasi janë martuar pothuajse me ekranin ku punojnë, e natyrisht se kanë krijuar audiencë të madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here