Çka thotë Teuta për Elhaida Danin?Menjëherë pas përfundimit të Eurovizionint, kanë vërshuar komentet negative për përfaqësuesen tonë Elhaida Danin, e kjo po i pengon shumë edhe aktores Teuta Krasniqit, e cila ka një mesazh…

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, ka shprehur nervozizmin e saj për gjithë ata që po kritikojnë Elhaida Danin dhe performancën e saj në Eurovizion.

Sipas Teutës Elhaida ishte e shkëlqyeshme.

“Valla bre, me gjithë këtë negativitet kolektiv, kanihere s´di qysh po na mban kjo tokë…Po rrallë na ban goja lum…S´di, s´di…i çuditshëm ky fenomen te na, sikur mezi presim mos suksesin e dikujt që me shfry mllefe të ndryshme dhe analiza tona…Njerëz të dashtun, pozitiviteti është çelësi i gjithckaje të mirë në jetë, e edhe i suksesit.

Pavarësisht rezultatit sipas mendimit tim, Elhaida ishte në çdo aspekt shumë e mirë, me interpretim, me dukje dhe gjithçka…”, ka shkruar Teuta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here