Këngëtarja Shyhrete Behluli është mjaftë e angazhuar në muzikë, andaj nuk ka shumë kohë për të kaluar me kojshike, për të pirë kafe e çaja me to, siç bëjnë shumë gra të zakonshme, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, ajo gjen kohë për tu kënaqur me Motrat Mustafa, Sahiden e Safeten, të cilat pos kolege i ka edhe kojshike tek banesa në Prishtinë.
Vetë Shyhretja ka treguar se sa herë takohet me këto kojshike kaq të veçanta, ja kalon për mrekulli, shkruan “Kosovarja”. Edhe kojshiket e saj, motrat Mustafa kanë thënë se Shyhretja është tejet miqësorë dhe e ëmbël.