Këngëtarja e publiko filmin dokumentar “The road to talk that talk” për xhirimin e albumit të saj të fundit. Rihana xhiroi filmin dokumentar në të cilin tregohet dhe përshkruhet xhirimi i albumit të saj të gjashtë “Talk that Talk”.

Filmi fillon gjatë turnut të saj për promovimin e albumit “Loud” ndërsa më pas vazhdon në qytetin e saj Barbados, ku këngëtarja është e rrethuar me miqtë dhe familjen e saj.

Në këtë film paraqiten edhe persona të cilët kujtohen në këngëtaren gjatë periudhës kur ajo nuk ka qenë e famshme.

Krahas xhirimeve në studio, nga koncertet dhe rrethi familjarë, fansat e Rihanës me siguri do të kënaqen në xhirimet e saj me mikeshën Keti Peri se si argëtohen në Londër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here