dediSir Alex Ferguson ia hodhi një sy një bukurosheje vendëse, gjatë pushimeve që po i kalon në Barbados. Ish trajneri i futbollit e ktheu kokën prapa, duke e ‘shijuar’ me sy valltaren.

Sir Alex Ferguson është pensionuar nga futbolli, por jo edhe nga dëshira për të shikuar femra tërheqëse. Ish menaxheri i Manchester Unitedit, ia hodhi një shikim një kërcimtareje në Barbados, ku po i kalon disa ditë pushimi.

Ish trajneri skocez ishte duke i shijuar disa momente me miqtë e tij në një lokal, ndërsa nuk përtoi ta kthente kokën, për ta shikuar femrën tërheqëse. Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit u pa duke konsumuar birra në restorantin Lone Star në Barbados.

Ai arriti aty rreth orës 2 pasdite, duke e kaluar kohën duke pirë dhe ngrënë, por edhe duke biseduar, deri në perëndim të diellit. Derisa Manchester Unitedi i tij po kalon momente mjaft të vështira, Ferguson po e shijon çdo moment në Barbados.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here