Remzie Osmani në sezonin e verës është edhe më e angazhuar, pasi këto kohë ajo këndon edhe në dasma e ahengje të ndryshme dhe si rezultat, fiton akoma më shumë, shkruan “Kosovarja”.

Remzia më parë ka treguar se nuk është vetëm këngëtare e mirë, por edhe amvise dhe nënë e përkushtuar. Ylli i muzikës popullore, ka deklaruar se kur nuk këndon merret me shumë qejf me punët e shtëpisë, që i kryen secila grua, shkruan “Kosovarja”.

E, kur është pyetur se çka nuk është kurrë boll, Remzia është përgjigjur se puna e fama nuk janë kurrë boll, duke shtuar se kur e ka nisur karrierën nuk ka menduar se do të arrijë deri në këtë pikë./Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here