Çka nuk dini për Mimoza ShkodrenSharmante, energjike dhe shumë kreative- janë fjalët me të cilat e përshkruajnë këngëtaren me emrin Mimoza Shkodra.

Është emër me ndikim dhe shumë i kërkuar në tregun muzikor shqiptarë.

Jo vetëm revista Kosovarja, dhe mediat tjera kanë shkruar për këngëtaren e cila ,me zërin e stilin e saj të veçantë ka arritur kjo që është – e dashur, e pëlqyer, e kërkuar, e famshme këtu në vend dhe në diasporë, tek e shohin në shumë mbrëmje muzikore e ahengje familjare .

Megjithatë këto informacione , nuk i dinë as fansat e saj të shumtë, të cilat ajo i thotë për Kosovaren :

Jetoj në Zvicër, tek edhe punoj. Këtu kam përfunduar të gjitha nivelet e arsimit dhe jam diplomuar për asistente të farmacisë. Prandaj , thotë Moza, unë përveç muzikës , kam një punë të çdoditshme me orar të plotë , nga se punoj në farmaci.

Krahas punës , jam munduar që përherë ta zhvilloj edhe karrierën time muzikore, të cilën e kam filluar në moshën 13 vjeçare, me pjesëmarrjen time në manifestime të shqiptarëve , që organizoheshin në qytete të ndryshme të Zvicrës,

Në fakt, Mimoza për revistën Kosovarja tregon se këngën e ka filluar me këngë folklorike dhe se kënga e saj e parë , të cilën e ka kënduar është “Në muzeun historik”/ Kosovarja /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here