Sot kanë të gjitha që i dëshirojnë: një mal me para, karriera të suksesshme, emra të famshëm: por çfarë kanë punuar disa nga idhujt e sotëm të Hollivudit, para se ne të dinim për ta?

Bukuroshja dhe mamaja e ardhshme Megan Fox, para se të arrinte majat e famës, paratë i ka fituar duke promovuar çokollatat smoothies, dhe atë e veshur në kostumin e bananes.

Edhe ylli i filmave aksion Hugh Jackman, për të mbijetuar ka punuar si një kloun nëpër ndejat e fëmijëve.

Përveç Whoopi, një punë të pazakontë e ka bërë edhe këngëtari i famshëm Rod Stewart, i cili e ka pasur punën e varrmihësit.

Edhe më parë kemi shkruar se Brad Pitt para famës ka qenë i veshur në kostumin e një zogu të verdhë të pulës, i cili nëpër rrugë ka reklamuar restorante të ushqimit të shpejtë, por kjo nuk ishte puna e vetme e tij. Një kohë ka punuar si vozitës. Por kujdes, Brad-i ka vozitur striptizet në ngjarjet e kontraktuara. Por kjo punë më në fund i ishte shpaguar, pasi përmes një striptizeje, me të cilën kishte pasur lidhje dashurie, kishte njoftuar një agjente aktorësh, e cila ia kishte hapur dyert e Hollivudit.

Jon Hamm ka punuar si dizajner i sheshxhirimeve të filmave pornografik.

Aktori legjendar Christopher Walken, para famës ishte një zbutës i luanëve në cirqe për 15 vite.

Para se të bëhej e famshme në botën e aktrimit, Whoopi Goldberg kishte një punë shumë të çuditshme. Whoopi ka fituar për jetesë në atë mënyrë që ua ka bërë grimin njerëzve të vdekur.

I forti i Hollivudit Sylvester Stallone, dikur ka pastruar kafazet e luanëve në kopshtin zoologjik Central Park.
Mirëpo, të gjithë këta e kanë një gjë të përbashkët: edhe pse të gjithë kanë filluar me një punë jo aq të mirë, sot kanë arritur në një listë tjetër, atë të aktorëve më të popullarizuar në Hollivud./indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here