Cima prezanton bashkëshorten, ShukrijenMjafton të përmendet vetëm emri dhe të dihet se është fjala për humoristin tonë, me talent të lindur, siç thuhet, nga Zoti.

Ai, përveç talentit, ka edhe pamjen e lindur prej humoristi. Mjafton vetëm mimika dhe gjestikulimet e tjera, hiç pa fjalë t’i bëjë njerëzit të mbajnë barkun duke qeshur.

S’harrohen dot rolet e tij të humorit në bashkëpunim me Lecin e Qumilin, përkatësisht grupi“Treshi përsheshi”, i cili u shpërbashkua.

Cima për “Kosovaren” thotë se ajo ndarje ishte “sportive”, pa u hidhëruar me njëri-tjetrin.

Me këtë rast, nuk deshëm të flasim për Cimën, rolet e tij brilante humoristike. Por, fotoja e gjetur në arkivin e “Kosovares” na bëri që të shkruajmë këta pak rreshta dhe t’ua bëjmë me dije se kjo është gruaja e Cimës, me emrin Shukrije, e të cilën shpeshherë e ka përmendur dhe ka bërë humor në llogari të saj, e për të cilën thotë “E dua shumë!

Ajo më ka ndihmuar shumë të jem Cimë, ky që jam në publik…”.
“Në vitin 1979. Unë me Shukrijen teme në muajin e mjaltit”, shkruante pas fotografisë së Cimës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here