ciljetaKa disa kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, por të rejat nga jeta artistike dhe private e Çiljeta Xhilagës janë të shumta. Disa prej të cilave ajo i rrëfen në një intervistë të shkurtër për “Panorama plus”.
Ka ndikuar kriza që e keni mbyllur dyqanin tuaj me veshje?
Dyqanin e mbylla duke qenë se nuk kisha mundësi për ta ndjekur gjatë muajve të parë të vitit. Djali im që pritet të vijë në jetë, Fernando Chris, do të jetë kryefjala e kohës sime tani e tutje.

Cilët ishin klientët më të mirë të dyqanit?
Koleget besoj. Shumë kolege kanë blerë gjëra në dyqanin tim.
Çfarë planesh keni pas ardhjes në jetë të djalit tuaj?
Pas lindjes së djalit do të shpërngulem për të jetuar në Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kur do të të shohim përsëri në skenë?
Do të rikthehem në skenë këtë verë, me një videoklip të ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here