Çiljeta Xhilaga: Nuk jam ndarë me RomeonTë zihesh me të dashurin nuk do të thotë se prej tij je ndarë. Të rrish një javë pa folur, nuk do të thotë se i ke dhënë fund lidhjes”.

Ky ka qenë komenti i këngëtares Çiljeta Xhilaga në lidhje me historinë e saj të dashurisë me Romeon.

Çili ka pohuar se marrëdhënia e saj me Romeon vazhdon dhe sipas saj, “nuk ka çift që nuk zihet”.

Këngëtarja seksi ndodhet për një tur 10-ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shpjeguar gjithashtu se arsyeja që nuk është shfaqur këto kohë me Romin në publik, është se dëshiron që jetën e saj private ta mbajë sa më larg njerëzve dhe mediave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here