Çiljeta Xhilaga thotë se lidhja e saj në distancë me të dashurin Aleksandrin është një formë e përshtatshme për të, kjo pasi ajo ka më shumë kohë të merret me veten.

“Dashuria në distancë? Shumë mirë, distanca ka vështirësitë e veta sepse të merr malli, por them se kjo lidhje në distancë më ka bërë shumë mirë sepse kam shumë më tepër kohë për veten time, që të merrem me projektet e mia. Mendoj se fakti që e takoj një herë në muaj mjafton disi”.

“Unë tashmë po bëj një vit e gjysmë. S’e di si do vazhdojë, sepse Aleksandri i ka ndërtuar gjërat e veta atje, unë të miat këtu, por kur të vijë momenti për të ndërtuar diçka së bashku, do jetojmë së bashku në një njëjtin vend, dikush duhet të bëjë një sakrificë”, ka thënë Çiljeta gjatë një interviste për Standard.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here