Çiljeta Xhilaga: Boll rrejtët, jam dobsu!Vetëm dy ditë më parë, rubrikat rozë të portaleve kosovare shigjetuan mami Çilin, duke shkruar se këngëtarja shqiptare në fshehtësi të plotë, kishte bërë dy ndërhyrje kirurgjikale. Me qëllim rregullimin e hundës dhe heqjen e dhjamit në bark, mediat cituan burime sipas të cilave, 31-vjeçarja ishte parë duke dalë nga një klinikë estetike, me shenja hematomash në fytyrë.

Por, me sa duket lajmi ka rezultuar i pavërtetë, pasi vetë ish-miss-i ka reaguar përmes një postimi në IG, duke përgënjeshtruar mediat kosovare: “Boll rrejtët amon jo për gjë po un jam dhe nga ato personazhe që s’mi mban as goja i them vetë.

Skam ç’i bëj as hundës se veç me ngel pa hundë fare mooo as barkut se jam dobësu aq sa s’më duhet operim. Ndaj mos shpifni kot kur t’jem gati për zvogëlim do t’iu çoj foto nga salla operimit që të fleni gjum rehat…” – shkruan Çiljeta Xhilaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here