Çiljeta Xhilaga do të vijë në një rrëfim për faqet e suplementit “ Bluetooth”. Mes provave intensive që ka këto ditë, ajo gjen kohën t’u përgjigjet pyetjeve tona…

Kemi folur thuajse për gjithçka që nga angazhimi në “ Dancing”, dashuria, kënga, fushata, e deri tek lajmi që qarkulloi disa ditë në internet për vdekjen e saj… Lajm ky që e ka tronditur së tepërmi familjen, miqtë dhe të afërmit e këngëtares… Le të zbulojmë bashkë për më shumë se çfarë na ka rrëfye Çili…

Çili, përshëndetje, si kalon?

Po kaloj një periudhë shumë të mirë. Jam e mbushur me ndjesi pozitive dhe fatmirësisht gjërat janë duke më shkuar mirë në çdo aspekt të jetës…

Nga java në javë po na befason me dukjen tënde në konkursin e vallëzimit, sa kohë po të ha ky angazhim?

Më merr të gjithë kohën e mundshme. Po ushtrohem shumë, sepse kërkoj më të mirën nga v e t j a ime… Ka raste kur mami më thotë: “ Po ku je moj bijë se na morri malli”…( qesh) Pa e ekzagjeruar, po i kushtoj shumë kohë…

E ndjen vështirësinë shtohet nga java në javë, apo eksperienca e fituar ju ndihmon?

Eksperienca nuk ndikon shumë, sepse kërcimet nuk janë të njëjta dhe figurat që duhet të realizohen ndryshojnë, pra lëvizjet janë të ndryshme… Unë personalisht e ndjej vështirësinë që sa vjen dhe rritet, për më tepër që tani kemi filluar me 2 apo 3 kërcime në javë.

Çfarë mendon se të ka ndihmuar më shumë për t’ia dalë mbanë?

Impenjimi im maksimal dhe Dioni që m’i shpjegon kërcimet shumë mirë, më ndihmojnë shumë.

Si i ke pasur më parë marrëdhëniet me kërcimin?

Shumë të mira i kam pasur, vetëm se këtë herë vij në një tjetër formë…

Sa kilogramë ke humbur deri tani?

Kam humbur katër kilogramë dhe ndihem kaq mirë, sa se ke idenë… Kisha kohë që ndiqja palestrën, por ngaqë nuk isha e rregullt në frekuentim nuk jepte rezultatin e duhur. Angazhimi në “ Dancing” ku disiplina është rregulli kryesor, më ka sjellë në peshën e duhur…

Me kë e ndjen më së shumti konkurrencën?

Tashmë i ndjej të gjithë konkurrentë se dhe pak kemi mbetur.

Kanë mbetur edhe pak javë përpara finales, ti e shikon veten pjesë te saj?

Pse jo, do të ishte kënaqësi të isha. A të ndjek Aleksi? Më ndjek nga interneti dhe pas çdo nate në konkurrim më merr për të më thënë komentet.

Çfarë thotë ai për performancat e tua?

Ka kërcime ku i pëlqej, por ka dhe të tjera ku nuk i pëlqej.

A bëhet ndonjëherë xheloz pasi ka momente kur Çani të ngacmon me batuta intime? Po për Dionin?

Jo, aspak, nuk bëhet xheloz, dhe nuk ka pse në fakt. Unë si Çanin si Dionin i kam shumë miq të mirë dhe dhe ai këtë e di prej kohësh… Për më tepër që unë me nusen e Dionit jam shumë mike…

Sa herë flisni mesatarisht në ditë dhe sa minuta?

Flasim shumë shpesh nga pak… Vetëm darkave folim më gjatë.

Për çfarë flisni?

Për gjërat që kalojmë gjatë ditës, për mallin që na ka marrë aq shumë.

Cila është fjala që të thotë Aleksi me përkëdheli?

Mamita.

Po ajo që ti i thua?

Papito.

Kur do të vijë Aleksi në Shqipëri?

Ndoshta bën ndonjë xhiro këtej gjatë sezonit veror…

Si janë gjasat deri tani, do të qëndrosh këtu, apo do të shkosh dhe ti atje?

Unë duke qenë se e kam dhe punën të këtillë do ta bëj shpesh rrugën Tiranë-Londër, derisa të vendosim diçka përfundimtare.

Të flasim pak tani për muzikën, e cila për momentin është lënë pak në hije… Ke në plan ndonjë këngë të re?

Po sigurisht, madje kam 2 këngë në plan, një në versionin solo dhe tjera është bashkëpunimi me Noizyn, me të cilin dhe do të nisem për një koncert pas pak ditësh.

Do të bashkëpunosh sërish me Florin?

Sigurisht, në të dyja këngët është ai autor.

Po koncertet po i vazhdon?

Më rrallë këto kohë, duke qenë se siç e thashë jam e angazhuar me “ Dancing” dhe lodhem shumë gjatë provave.

S’të pamë fort të angazhuar me koncertet e fushatës gjatë këtyre zgjedhjeve. Si i ke punët me partinë?

Punët shumë mirë, në fakt këto zgjedhje nuk kanë pasur një fushatë me këngëtarë të përcaktuar si herët e tjera ndaj, por kam qenë e angazhuar nëpër to si fizikisht ashtu dhe emocionalisht.

Është e vërtetë që të është bërë propozimi për të kandiduar për kryetare minibashkie?

Jo, s’është e vërtetë.

Së fundmi një lajm jo fort i mirë ka qarkulluar për ty, si e more vesh? Do ndërmarrësh ndonjë veprim ligjor?

Sigurisht, qe një lajm që tronditi familjen, mua dhe miqtë e mi. Përveç gjyqit dhe gjobës s’kam ç’t’i bëj se s’do kenë aq kurajo dhe burrëri të më dalin përpara se në këtë rast e di unë çfarë i bën, kështu që mbetet alternativa e parë.

Ç’plane ke bërë për verën? Ku do t’i kalosh pushimet?

Akoma se kam vendosur destinacionin, por sigurisht do jem me Aleksin dhe jam e bindur që do kaloj shumë mirë.

Dhe si përfundim kur do të hysh në shtëpinë e re?

Me kismet them se viti i ri do të më gjejë në shtëpi të re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here