Çiljeta Xhilaga ka kaluar çaste shumë të bukura gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ajo kishte programuar katër koncerte për shqiptarët e Amerikës, në qytete të ndryshme, ku shoqërohej nga këngëtarja kosovare Genta Ismajli.

Por Çiljeta nuk ka menduar vetëm për punën, por edhe për argëtimin. Në këto foto po shikoni se Çili ka shkuar në plazhet e mrekullueshme të Miamit së bashku me mikeshat e saj, ku ka shijuar ditët e verës, ndërkohë që në Shqipëri kanë filluar ditët e dimrit.

Çiljeta ka munguar të dielën e parë në “E Diell” pikërisht për këtë tur të saj në SHBA, por këtë të diel ajo do të rikthehet në programin “E Diell” ku këndon duet me Shpat Kasapin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here