Ciljeta dhe Visi duke u argetuarKa qenë një festë e madhe që Visi, ish-banori simpatik i “Big Brother 1”, ka organizuar për gjithë miqtë e tij në 25 vjetorin e lindjes para pak ditësh.

Një natë alegrie mes miqsh, artistë dhe ish-banorë të “Big Brother 1”, si: Romina, Juna, Arbri, Jonida, Julinda, Najada (Noçja) dhe Nardi. Po ashtu ishin të pranishëm dhe miq të tjerë të Visit: Gerti Bogdani dhe Adri Nurellari, dhe kolegë në ministrinë, ku ai ka filluar punë. Gjithashtu, Visi u ka prezantuar miqve, prindërit e tij të cilët edhe pse ishte një festë rinore nuk kishin hezituar të bashkoheshin në këtë përvjetor të djalit të tyre.

Mes ahengut, batutave dhe muzikës, Romina si gjithmonë e veçantë me surprizat e saj i dhuroi për ditëlindje një video-instalacion me fotot e tij, që nga fëmijëria dhe deri tani.

Në festën e organizuar në ambientet e “Mai Tai” në Tiranë, ra në sy afrimiteti i Visit me këngëtaren seksi Çiljeta, e cila sa kishte mbërritur nga një koncert jashtë Shqipërisë për të mos munguar në ditëlindje. E veshur me një fustan bardhë e zi, Çiljeta e cila njihet për tipin e saj të çlirët në këto festa, ka qenë pa Romeon, dhe është sjellë shumë pa komplekse.

Fotografi ynë ka kapur momente të veçanta përqafimesh mes saj dhe Visit, ndërsa shkëmbenim përqafime gjatë momentit të ndezjes së fishekzjarrëve dhe shuarjes së qirinjve nga Visi.

Bashkë me Çiljetën ndodheshin aty dhe figurantë të tjerë të klipit të saj të ri “Deja vu”, xhirimet e të cilit janë bërë pikërisht në mjediset e “Mai Tai”. Ra në sy mungesa e të fejuarit të saj Romeos, i cili e shoqëron këngëtaren kudo. Megjithatë tashmë dihet miqësia e Çiljetës me ishprotagonistët e “Big Brother”, disa prej të cilëve për shkak të popullaritetit, ajo vendosi t’i ftojë në klipin e saj më të ri, ku shfaqet shumë sensuale. Nuk dihet sesa e vjetër mund të jetë miqësia e saj me Visin. Gjithsesi i urojmë atij 100 vjeç!

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here