Historia e dashurisë mes Çiljetës dhe të dashurit të saj Aleksandrit ka përfunduar?!

Kjo është ajo çka flitet këto kohë në Tiranë. Një fakt të tillë, Çiljeta e ka mohuar duke mos dashur të prononcohet më tepër rreth argumenteve. Ama gojët e liga kanë shkuar më tej me analizën e tyre.

Deri pak muaj më parë, në profilin e saj në Facebook, shihej qartë e shënuar lidhja e dashurisë me Aleksandrin, një e dhënë kjo, e cila nuk ekziston më, por Çili na ka dhënë edhe për këtë një përgjigje.

Aleksi e ka mbyllur Facebook-un ka thënë për “Bluetooth” këngëtarja, e cila në mesin e kësaj jave që po lëmë pas publikoi hitin e saj më të ri, pjesë e festivalit të muzikës moderne “Top Fest” nën titullin “Maria”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here