Ndërkohë që në Tiranë ditëlindja e Partisë Demokratike festohej në Pallatin e Kongreseve dhe në të ishin mbledhur të gjithë krerët e PD udhëhequr nga Kryeministri, demokratët shqiptarë që jetojnë në Itali ishin mbledhur në një diskotekë në Brescia udhëhequr nga Çiljeta. Diskoteka quhet “Liberty” dhe është në pronësi të një djali nga Shkodra simpatizant i PD-së.

Inaugurimi i diskotekës është bërë pikërisht në datën 12 dhjetor dhe është organizuar një festë madhështore në nder të Kryeministrit Sali Berisha.

Shumë shqiptarë kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Italisë për t’iu bashkuar të gjithë festës në një ditë të shënuar për ta.

Pronari i diskotekës ka zgjedhur pikërisht bukuroshen Çiljeta si kumbarë, e cila përveçse këngëtare e suksesshme është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, domethënë demokrate e flaktë.

Vetë Çiljeta na tregon se euforia e festës u shua menjëherë kur mësuan për problemin shëndetësor të Kryeministrit, por pasi janë interesuar dhe kanë mësuar se Z.Berisha është mirë, atëherë atmosfera është ndezur akoma më shumë. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here