Çiljeta Xhilaga gjatë një interviste për mediat shqiptare ka thënë se në aspektin e fitimeve ky vit është më i begatshëm se sa vitet e kaluara.
Sipas këngëtares, artistët këtë vit paguhen shumë më mirë se viteve të kaluara, kjo për arsye se turizmi ka filluar të zhvillohet më shumë.

“Ky është viti më i begatë, është viti, ku jo vetëm unë, por edhe shumë artistë të tjerë paguhen më mirë se në çdo vit tjetër. Nuk dua të them për pazare konkrete, pasi ato varen nga shumë faktorë të ndryshëm, por dua të them se këtë vit, shuma që na ofrohet janë më të mëdha se në çdo kohë tjetër.

Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me shtimin e turistëve, por edhe me rritjen e frekuentimit të jetës së natës”, ka thënë Çiljeta.

Përveç që është duke fituar mirë ajo ka thënë se edhe dashuria është duke i ecur shumë mirë.

“Të them të drejtën ky ka qenë viti më i bukur i imi. Është deri tani një vit i mrekullueshëm, nuk di ç’të them, por ka qenë një vit i mbushur me shumë suksese, me shumë dashuri, me shumë emocione. Ka qenë ndër vitet më të bukura dhe do të uroja dhe shpresoja që kështu siç ka nisur dhe vijuar të përfundojë deri në fund. Edhe në jetën sentimentale ka qenë një vit shumë i mirë, jam e dashuruar më shumë se kurrë”, ka shtuar këngëtarja seksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here