Ju kemi njoftuar disa ditë më parë se këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga po bëhet gati të hidhet edhe në fushën e sipërmarrjeve private, pasi shumë shpejt do të çelë butikun e saj të parë në kryeqytet, me veshje firmato – siç ka sqaruar ajo vetë për “Standard”.

Këngëtarja e hitit “Maria”, natyrisht që nuk do t’ia linte kujt tjetër në dorë pozimin për të qenë imazh i këtij biznesi, ndaj nuk ka vonuar që të shfaqë hiret e saj…

Ajo ka bërë publike foton që do të shërbejë për të identifikuar këtë dyqan që do të mbajë emrin “Just Çiljeta”. Ndryshe nga ekstravagancat e herëve të tjera, kësaj herë Çiljeta shfaqet mjaft e përmbajtur, ndonëse çudit me faktin që ka pozuar vetëm me portret, pa ekspozuar linjat e bollshme trupore.

Çiljeta, e konsideruar si një ndër këngëtaret më seksi të skenës shqiptare, thuhet se vetëm pak kohë më parë është ndarë nga i dashuri i saj, Aleksandri, ndërsa urojmë që ky biznes të jetë një ogur i mirë ngushëllimi për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here