Ethe, garë, emocione e performanca të jashtëzakonshme. Debate që kanë mbajtur gjallë pjesën më të mirë të spektaklit, në skenë e në gold room.

Momente tejet prekëse,  kur i gjithë publiku u ngrit në këmbë për të duartrokitur balerinën londineze që u shfaq në skenën e “Dancing with the stars”, duke kërcyer bashkë me karrocën e saj të invalidit, me të cilën prej 10 vjetësh që kur në jetën e saj ndodhi një aksident i rëndë, ajo realizon shfaqje në gjithë botën.

Performanca e radhës ishte kjo në “Dancing with the stars”, ku producentja Holta Dulaku e ftoi për të përcjellë mesazhin më të fortë që mbart vetë kërcimi:  pasioni për kërcimin bën mrekulli të mëdha, ndryshon dhe jetë njerëzish.

Spektakli dhe gara e kësaj jave ka mbajtur mbërthyer para ekranit me mijëra njerëz. Vipat u dukën edhe më të motivuar për të dhënë më të mirën në këtë garë kërcimi dhe jo vetëm. Me rumba  dhe ça ça ça, mes të tjerash kjo mbrëmje solli një surprizë të hidhur për Shpat Kasapin, i cili pas vlerësimit të jurisë dhe kritikave, u duk melankolik gjatë gjithë mbrëmjes.

Pikët maksimale të mbrëmjes së dytë në spektaklin “Dancing with the stars” i ka fituar Çiljeta Xhilaga, e cila u votua nga juria me plot 25 pikë, nga 30 të tilla të mundshme. Çiljeta shprehet: “Jam kthyer në stilin tim dhe të gjithë e panë rezultatin. Natën e parë kërkuan të më nxirrnin më tepër si një princeshë. Jam shumë e lumtur dhe falënderoj Zotin. Unë balerinë?

Nuk arrij ta besoj dot…” . Sa i takon vipave të tjerë, Çiljeta nuk sheh rivalë. Këtë e thotë në kuptimin që pjesëmarrjen në këtë garë e ka marrë thjesht si një përvojë të bukur, pa pasur ndonjë konkurrencë me askënd…  Gazetari i njohur Arian Konomi është shfaqur në formë në këtë mbrëmje, por teksa e pyesim, ai përgjigjet se priste pak më shumë mbështetje nga juria. “Natën e parë e pata më të vështirë me emocionet.

Ndryshe nga shumica e personazheve këtu që janë këngëtarë ose aktorë, të mësuar me skenën, ekranin dhe fshehjen e emocioneve, unë e kam pak problem këtë, por po arrij ta menaxhoj mirë”, tregon ai pas mbylljes së spektaklit.  Olsi Mingomata ka realizuar një performancë në rritje nga më parë. Batutat nuk kanë munguar mes tij dhe Arian Çanit.

Regjisori Hervin Çuli është kritikuar se ka shfaqur më tepër në skenë aktorin, sesa kërcimtarin duke e mbajtur vazhdimisht shikimin poshtë drejt këmbëve dhe duke u shfaqur pak  i ngathët. Jo pak batuta ka shkëmbyer me anëtarët e jurisë dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, që kësaj here erdhi me një rumba, me synimin për të mos mbetur sërish në vendin e fundit të renditjes dhe për të mos shkuar në shtëpi.

Por me sa duket, nuk ia doli mbanë. Vlerësimi për të në këtë natë ishte sërish më i ulëti duke e bërë poeten që gjatë gjithë kohës të mendojë seriozisht për sfidën e “dance of”-it në fundin e natës. Por, në momentin e fundit Ermal Mamaqi ka deklaruar surprizën e produksionit, u vendos që edhe këtë javë të mos ketë asnjë eliminim. Kjo suprizë ishte dhe shpëtimi i Mozës dhe Hervinit, të cilët ishin në fund të tabelës, pa përfshirë këtu votimin e publikut.  Kujtojmë se në këtë format gjithçka është e mundur dhe votat e publikut mund ta shpëtojnë një VIP nga fundi i renditjes, duke çuar dikë tjetër në dance off. Ndërkaq, Enver Petrovci dhe Olta Gixhari janë dy vipa të tjerë,  të cilët duket se nuk e kanë problem ambientimin me skenën dhe koreografitë e reja duke ecur me hapa të sigurt. Megjithatë, asgjë nuk mund të parashikohet pasi është ende herët të flitet për ecurinë e çifteve në të ardhmen.

Sherri mes Çanit dhe Çulit

Aktori i njohur Hervin Çuli ka pasur jo pak hapësirë në programin e mikut të tij Arjan Çani, “Zonë e lirë”. Nuk ka pasur punë të Hervinit që të mos jetë promovuar në programin e Çanit. Dukej sikur marrdhënia e tyre ishte perfekte, deri kur dy netë më parë patën një debat, sapo Hervini mbaroi kërcimin dhe Arjani duhej të bënte një koment për të.

Arjani tha se Hervini është një personazh shumë kompleks dhe kaq ka mjaftuar që Hervini të mërzitej, megjithëse nuk kishte asgjë për t’u marrë për ters. Me siguri Hervini nga emocionet ka kuptuar sikur Arjani i tha që Hervini është me kompekse. Shpresojmë që gjithçka të jetë sqaruar pas spektaklit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here